BDI: Vazalët të pa aftë ta ndalin poshtërimin e popullit në Qeverinë monoetnike, reagojnë me komunikata!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër vendimin e qeverisë me legjitimitet njëetnik, për të ndryshuar formulën e “balancerit” nga 29. 5 % siç është nxjerë nga përqindja e popullsisë totale, në 24.3%, që nënkupton mijëra shqiptarë më pak në institucionet shtetërore.

Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj të arriturave të deritanishme për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të komuniteteve etnike në vend.

Ndryshimi i formulës për të reflektuar vetëm popullësinë rezidente dhe jo atë të përgjithshne është një përpjekje e qartë për të margjinalizuar komunitetin shqiptar por edhe për të minuar kontributin e popullatës jorezidente të cilët kanë dhënë kontribit të vazhdueshëm në stabilitetin financiar të vendit përmes remitancave.

Ky është veprim i dytë në drejtim të zhbërjes së rezultateve të regjistrimit të popullësisë, sëpari nga VMRO dhe tash nga Znam, dhe nxjerr në sipërfaqe pa aftësinë e vazalëve pa legjitimitet zgjedhor që po e poshërsojnë popullin shqiptar në qeverinë monoetnike.

Ne, në BDI, e shohim këtë si një përpjekje të rrezikshme për të ulur ndikimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale të vendit. Ky vendim është në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë të cilat kanë qenë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend.

BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë këtë vendim diskriminues dhe të garantojë një përfaqësim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu