BDI – Tetovë: VMRO dhe Lëvizja BESA me koordinim e kanë vendosur Kryqin në Kodrën e Diellit

Nga BDI-Tetovë kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe Lëvizjen BESA se me koordinim e kanë vendosur Kryqin në Kodrën e Diellit, përcjellë Klan M.

”Është më se e qartë se Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE, në koordinim të ngushtë mes tyre e kanë vendosur kryqin në Kodrën e Diellit. Të dy subjektet, tani, me lojëra fjalësh po e luajnë rolin e viktimës dhe po e kërkojnë fajin diku tjetër.

Shefi i inspektoratit komunal, Sadat Sulimani, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit komunal të Tetovës, ka pohuar se kanë qenë në dijeni dhe se bazamenti në oborr të kishës është konstatuar pa u vendosur ende kryqi. Por i njëjti nuk ndërmori asgjë për ta ndaluar punën pa leje ndërtimore. Në asnjë moment nuk jemi kundër predikimit të feve, por jemi kundër manipulimit të opinionit duke keqpërdorur ndjenjat kombëtare dhe fetare të njerëzve.

Duke pasur parasysh që këto dy subjekte opozitare nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë ofertë të qartë politike për qytetarin, krejt çfarë bëjnë është nxitja e urrejtjes për të përfituar ndonjë poen politik.

Qytetarët janë të vëtëdijshëm për këtë skenar dhe asnjëherë nuk do të tolerojnë që përmes manipulimeve të tilla, subjektet opozitare të marrin votën e tyre” – thuhet në kumtesën e BDI – Dega Tetovë. /KlanMacedonia/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu