BDI reagon ashpër ndaj programit të ri shkollor: Historia e klasës së VII-të fshin shqiptarët nga tekstet mësimore

Programi i ri i Byrosë për Zhvillim të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për lëndën “Histori dhe Shoqëri” në klasën e VII-të përfaqëson një hap prapa dhe një fyerje të rëndë për shqiptarët në këtë vend, thonë nga BDI.

Sipas tyre, ky dokument, që duhet të udhëzojë autorët në përgatitjen e librave shkollorë, i injoron plotësisht shqiptarët, kulturën, historinë dhe kontributin e tyre në shtetin tonë të përbashkët.

“Në versionin e mëparshëm të këtij programi, të përgatitur nga qeveria e kaluar, qartazi kërkohej që nxënësit të mësojnë historinë e popullit të tyre dhe të popujve të tjerë që jetojnë në vend.

Aty nxitej ndërgjegjësimi për identitetin, bashkëjetesën dhe respektin ndërkulturor.

Në programin e ri, këto përmbajtje janë fshirë pa asnjë shpjegim. Mungon çdo përmendje për shqiptarët dhe për rolin e tyre në zhvillimet historike, kulturore dhe shoqërore të këtij shteti.

Ky nuk është një ndryshim teknik. Është një mesazh politik – për të krijuar një histori ku shqiptarët nuk ekzistojnë.

Është përjashtim i qëllimshëm nga rrëfimi i përbashkët dhe një përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si brezat e rinj do ta kuptojnë këtë vend dhe ata që jetojnë në të.

Historia dhe shoqëria nuk mund të mësohen duke injoruar njërin nga popujt kryesorë të shtetit.

Programi i ri jo vetëm që ua mohon nxënësve shqiptarë të drejtën për të parë veten në librat shkollorë, por dëmton vetë përpjekjen për bashkëjetesë, barazi dhe respekt të ndërsjellë.

U bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të tërheqin këtë program të njëanshëm dhe të rikthejnë një qasje gjithëpërfshirëse që reflekton realitetin shoqëror dhe historik të Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët nuk janë të padukshëm – as në të kaluarën, as në të tashmen, dhe nuk mund të përjashtohen nga asnjë faqe e historisë sonë të përbashkët”, reagojnë nga partia.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Taravari s’merr dot as Gostivarin pa ndihmën e Selës apo Ahmetit” – Goxhaj sulmon ashpër: Politikan parazit që riciklohet për interesa personale

Në një prononcim të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, Dritan Goxhaj ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Arben Taravarit, duke e cilësuar atë...

Në Koçan sot sërish protestohet për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

Për sot në ora 12:05 në Koçan është paralajmëruar marshim i ri protestues nga familjarët e të vrarëve nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Ky është...

Maksuti: Braktisja e Taravarit nga VLENi nuk i shërben as demokracisë, as interesit nacional të shqiptarëve, por as interesit publik

Profesori Mersim Maksuti në facebook profilin e tij shkruan se lëvizjet e fundit politike në kuadër të VLENIT dhe braktisja nga ajo e partisë...

Toshkovski: Shkak i aksidentit në afërsi të Kërçovës ka qenë shpejtësia e madhe

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se sipas informacioneve fillestare, shkak i aksidentit të trafikut të djeshëm, ku mbetën të vdekur...

Dehari: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari nëpërmjet një postimi ka reaguar ndaj aksidentit tragjik i cili ka ndodhur mbrëmë në magjistralen e rrugës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu