BDI: Për qeverinë shqiptarët janë të padukshëm, asnjë përfaqësues shqiptar në delegacionin në Emiratet e Bashkuara Arabe

BDI në një kumtesë për media ka kritikuar Qeverinë për vizitën e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht mungesën e përfaqësuesve shqiptarë në delegacion.

Nga BDI thonë se ky veprim përbën edhe një fyerje tjetër në vargun e nënçmimeve dhe demonstrim të mosrespektit ndaj partnerëve të koalicionit dhe, më me rëndësi, ndaj popullit shqiptar në vend.

“Me këtë vendim, qeveria dëshmon qartë se partitë shqiptare që vendosën të jenë pjesë e këtij përbërjeje qeveritare janë krejtësisht irrelevante. Se janë vetëm statistë të heshtur, pa peshë, pa zë dhe pa të drejtë për të marrë pjesë në vendimmarrjen e politikave shtetërore. Ky delegacion nuk ishte turistik, por shtetëror – me ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet ekonomike dhe politike të shtetit tonë”.

“Prandaj, mungesa e përfaqësuesve shqiptarë dërgon një mesazh të qartë: shqiptarët nuk konsiderohen faktor në ndërtimin e së ardhmes së shtetit. Por kjo nuk është vetëm fyerje për partitë – kjo është një fyerje edhe më e madhe për të gjithë shqiptarët. Injorohen ekspertët tanë, sektori ynë i biznesit, diaspora jonë dhe kontributi ynë në shtet. Qeveria në këtë mënyrë krijon dy kategori qytetarësh: ata që janë bartës të shtetit dhe të tjerët – që trajtohen si mysafirë në shtëpinë e vet”.

“BDI, si parti që me dekada është angazhuar për barazi, përfaqësim dhe dinjitet të shqiptarëve, nuk mundet dhe nuk do të heshtë. Veprime të tilla janë edhe një dëshmi tjetër se qeveria nuk e kupton dhe nuk e respekton thelbin multietnik të shtetit. Në vend të barazisë – marrim injorim. Në vend të partneritetit – marrim poshtërim. E ftojmë kryeministrin që të kërkojë falje publike para shqiptarëve dhe të japë llogari para opinionit – a është ky vizioni i tij për të ardhmen e shtetit? Dhe i bëjmë thirrje partive shqiptare në qeveri – me heshtjen e tyre janë bashkëpërgjegjëse në këtë diskriminim”, thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu