Banorët e Matkës përballen me mosfunksionimin e transportit publik

Kanë një linjë të transportit publik, por autobusi i vetëm që shkon në fshatin Matkë, një ditë vjen e një javë tjetër jo. Banorët thonë se ndonjëherë lënë fshatin me autobus, por pasi ai nuk vjen më, detyrohen që të kthehen me taksi ose të bëjnë 6 kilometra udhëtim në këmbë. Afrimi i 2 shatorit ka shtuar edhe më shumë shqetësimet e tyre. Nuk e dinë se si fëmijët e tyre do të udhëtojnë për në shkollë.

“Kemi problem me autobusin, kur i kujtohet vjen. Populli shkojnë në punë, tash edhe fëmijët nga data 1, me çfarë do të shkojnë si do të ja bëjnë as ne vetë nuk e dijmë. Shkon deri në Saraj, me kombi shembull edhe nuk vjen, nuk e din me çfarë të kthehemi. Duhet të paguajmë taksi 300 denarë që të të bie në shtëpi. Shkon e nuk mund të vish, ose nuk mund të shkosh aspak”, tha një banor.

“Me shëndetin kam problem, jam i sëmurë, nuk mund të shkoj në spital. Duhet të paguaj taksi, të më dërgojë në spital, duke e pasur autobusin. Nuk vjen. Sot fola me shoferin, nuk ka i prishur është, qe një javë i prishur?. Vjen një ditë dy turne, aq edhe atë në mbrëmje edhe të dielën edhe më nuk ka”, tha një tjetër banor.

Banorët thonë se i kryejnë të gjitha obligimet ndaj komunës, Qytetit të Shkupit dhe institucioneve të tjera kompetente, ndërsa presin që në këmbim, t’i gëzojnë të drejtat që u takojnë.

“ Ne jemi të detyruar që të paguajmë, tatime, bileta të autobusit, çfarë duhet të për shtet, mirëpo edhe ne i kemi të drejtat me kërku prej shtetit atë që na takon, çfarë nuk na takon nuk kërkojmë. Ka fëmijë në shkollë. Nuk jemi në shekullin 10, jemi në shekullin 21. Sot me na maltretu kështu, unë nuk e di”, u shpreh një banor.

“Matka ka rreth 50-60 shtëpi, rreth 400 banorë. Autobusi na duhet. Kemi fëmijë që shkojnë në shkollë. Kjo është e tepruar, sikur të jetojmë në Tunguzi. Kryetarja e komunës duhet të përvesh mëngët, atë që e ka premtuar ta realizojë, jo ta hedh topin te të tjerët. Dhe të lëshojë autobusin. Ja fëmijët nga 1 shtatori janë në shkollë, si do të shkojnë, në këmbë? Gjashtë kilometra është, ja le të urdhërojë kryetarja e Qytetit, le të shkojë në shekullin 21, gjashtë kilometra në këmbë dhe të vjen të na tregojë se si është”, shtoi një banore.

Fshati Matkë në komunën e Sarajit është më pak se 30 kilometra nga qendra e kryeqytetit. Por linja me numër 160 nuk i sjell ata deri në qendër, por vetëm deri te një stacion të një linje tjetër në Gjorçe Petrov. Banorët e Matkës me linjën e tyre udhëtojnë kryesisht 6 kilometra, vetëm deri në Saraj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu