Audio-incizimi ku Rilind Gërvalla implikoi AKI-në në skandalin e lajmit të “Slobodna Bosna”, kërkohen hetime urgjente nga Prokuroria

Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla e ka implikuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) në skandalin e “Slobodna Bosna”.

Audi-Incizimi ku RIlind Gervalla implikon AKI-n

Sipas një audio-incizimi, të publikuar dje, drejtori i RTK-së, i lidhur me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka pranuar se lajmi i rrejshëm mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë, i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.

Për këtë rast po kërkohet hetim i plotë dhe i gjerë nga Prokuroria e vendit.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që urgjentisht të fillojë hetimet ndaj Drejtorit të RTK’së, Rilind Gërvallës, pas audio-inicizimit të publikuar, shkruan Reporteri.net.

Musliu ka thënë se “as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë”.

Sipas saj, audio-incizimi i publikuar dëshmon se AKI është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti.

“Neglizhenca e organeve përgjegjëse, shkakton me të drejtë indinjatë të thellë sepse siç po shihet audioniçizimi i publikuar sot dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti. Kjo nuk është më vetëm një shkelje e rëndë e etikës profesionale, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave”, ka shkruar Musliu.

Gjatë ditës së djeshme Paparaci ka publikuar sot një audio-incizim, ku Rilind Gërvalla, i lidhur me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka pranuar se lajmi i rrejshëm mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë, i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.

Sipas Rilind Gërvallës, AKI-ja e drejton një sektor që operon në fushën e sigurisë kombëtare dhe lajmeve të rrejshme.

Ky seksion i AKI-së, thekson Gërvalla, “ka bashkëpunuar rregullisht me RTK-në” e kapur nga pushteti i Kurtit. Sipas Rilind Gërvallës, AKI-ja e drejton një sektor që operon në fushën e sigurisë kombëtare dhe lajmeve të rrejshme.

Ky seksion i AKI-së, thekson Gervalla, “ka bashkëpunuar rregullisht me RTK-në” e kapur nga pushteti i Kurtit.

Të gjitha këto i ka pranuar Rilind Gërvalla, njeriu i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje që udhëheq me Radio Televizionin e Kosovës, në një raportim të tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të RTK-së në 23 korrik.

Në audioincizimin e plotë të mbledhjes, mediumi raporton se Gërvalla ka pohuar se lajmi është përkthyer dhe botuar nga RTK-ja pas konsultimit me një zyrtar të AKI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu