Asociacioni, Banjska e dialogu me Serbinë – çka tha O’Brien gjatë qëndrimit të tij në Kosovë

Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien gjatë ditës së hënë, në Kosovë tha se pret që Qeveria që ta dërgojë projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese është zotim bazë. Nuk e presim vetëm nga kryeminstri Kurti, por kanë qenë edhe disa kryeministra të mëhershëm që e kanë bërë, prandaj e presim këtë edhe nga Kosova”, tha O’Brien.

O’Brien theksoi se Asociacioni është mënyrë që komunat e ngjashme të shkëmbejnë përvoja dhe të flasin se si do t’i trajtojnë problemet.
“Asociacionet janë shumë të zakonshme në Evropë, sa e dijmë ne, janë mbi 400 asociacione të tilla nëpër tërë Evropën. Asociacioni nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër, por është një mekanizëm për bashkërenditje, siç e shohim ne në Italinë Veriore apo në ishujt e Suedisë apo në Belgjikë”, tha O’Brien.

“Herë pas here kemi mospajtime por kjo ndodh mes miqve. Mospajtimet kanë të bëjnë meqë duam të ketë më shumë kooordinim kur ndërmerren veprime, vecanarisht ato veprime që mund të përfshijnë trupat e NATO’s në KFOR apo në veri dhe gjithashtu dëshirojmë që të shohim më shumë diskutime për t’u biseduar më shumë para se të ndërmerret ndonjë veprim. Prandaj dëshiroj të shoh diçka të tillë më shumë s”, ka deklaruar O’Brien në Kanal 10.

O’Brien, i cili të hënën u takua për më shumë se dy orë e gjysmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se Shtetet e Bashkuara herë pas here kanë mospajtime me qeverinë e Kosovës që lidhen me mungesën e bashkërendimit, por sipas tij, kjo ndodh mes miqve.

Ai ka ndarë edhe detaje nga diskutimi mbi 2 orë e gjysmë që pati me Kryeministrin Albin Kurti.

“Porosia e sotme ishte pak a shumë brenda atyre dy çështjeve që diskutuam. Që të përgatiten për rritjen ekonomike dhe të ardhmen dhe që të sigurohen të gjithë qytetarët e Kosovës se si mund të jetojnë këtu duke ju respektuar identiteti dhe që komunitetet të funksionojnë”.
Lidhur me qasjen në dialog, O’Brien ka thënë se gjithçka po zgjat më shumë se që duan.

“Gjithcka po zgjat më shumë se që duam. Është një mundësi historike për këtë rajon. Ky intensitet i përtërirë i interesimit të BE’së për të integruar vendet e rajonit dhe kjo është përmes Planit të Rritjes dhe procesit për anëtarësim në BE dhe në këto procese ka mundësi për të dy vendet që të kenë mundësi të paimagjinueshme”, ka thënë O’Brien.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu