ASH: Tragjedia e Koçanit shndërrohet në armë politike kundër shqiptarëve

Në vend që tragjedia e rëndë në Koçan të shërbente për reflektim dhe drejtësi, ajo po keqpërdoret në mënyrën më të ulët – për të ushtruar represion të pastër politik dhe etnik ndaj shqiptarëve. Paralajmërimi i kryeministrit Hristijan Mickoski, se do t’i “kapim për veshi”, tashmë është kthyer në realitet përmes arrestimeve të pabazuara dhe të njëanshme që po kryhen nga Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Ky nuk është më vetëm një rast i drejtësisë selektive – është një fushatë e mirëorganizuar që synon dy gjëra: të mbulojë fajtorët e vërtetë dhe të frikësojë shqiptarët. Në vend që institucionet të kërkojnë përgjegjësi te ata që kishin kompetenca për parandalimin e tragjedisë – përfshirë kryeministrin, ministrin e MPB-së dhe autoritetet lokale – ato kanë zgjedhur rrugën më të rrezikshme: ndëshkimin etnik.

Aleanca për Shqiptarët ngre zërin kundër këtij abuzimi me dhimbjen e viktimave dhe kërkon hetim të plotë, transparent dhe të paanshëm. Keqpërdorimi i një tragjedie për të forcuar një axhendë politike dhe për të shtypur një komunitet të tërë është jo vetëm i turpshëm, por dhe i rrezikshëm për paqen dhe bashkëjetesën.

Nëse drejtësia kthehet në vegël për ndëshkimin e shqiptarëve, atëherë edhe viktimat nuk do të gjejnë kurrë drejtësi. Shqiptarët nuk janë as fajtorë kolektivë, as objekt manipulimi politik. Ata janë qytetarë të këtij vendi, dhe kjo fushatë e rrezikshme duhet të ndalet tani

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu