ASH: Për interesa biznesore-klanore, prishet muri i Spitalit të Tetovës në mënyrë joligjore

Aleanca për Shqiptarët tha se VLEN çdo ditë dëshmohen se kanë hyrë në Qeveri për interesa të ngushta që siç tha, muri i ndërtuar në Spitalin E Tetovës nga Ilir Demiri, është rrënuar pa asnjë leje. ASH thotë se muri u rrënua në hyrjen e një kafeneje, që ASH thotë se është i afërt me Arben Taravarin.

“Çdo ditë po dëshmohet se partitë shqiptare pa legjitimitet në Qeveri, kanë hyrë vetëm për interesa të ngushta biznesore-klanore, të njerëzve të një rrethi të ngushtë.
Muri rrethues i Spitalit Klinikë të Tetovës u ndërtua nga Dr. Ilir Demiri, derisa ishte drejtor, me procedurë tenderimi dhe leje, për të siguruar lëvizjen e lirë dhe të mbrojtur të pacientëve dhe stafit shëndetësor. Një pjesë e këtij muri sot u rënua pa asnjë lloj leje, pa procedurë dhe në kundërshtim me vendimet legale paraprake. Muri është rënuar në hyrjen e një kafeneje, pronari i së cilës është i afërt me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari dhe njerëzit e tij.
Këto veprime joligjore po ndërmerren për interesa të ngushta të klaneve dhe bizneseve të njerëzve të afërt të Taravarit dhe partive të koalicionit të tyre dhe kanë për pasojë rrënimin e të ariturave nga udhëheqësia paraprake.
Ftojmë institucionet kompetente që të veprojnë urgjentisht për të parandaluar rënimin dhe shkatërimin e Spitalit Klinik të Tetovës për interesa vetanake të individëve dhe partive. Ju bëjmë thirje udhëheqësisë së Spitalit Klinik të Tetovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të heqin dorë nga veprimet që dëmtojnë këtë institucion të rëndësishëm për tetovarët, që periudhën e fundit u rimëkëmbë falë përkushtimit të udhëheqësve të deritanishëm, ish drejtorit dhe ish ministrit Ilir Demiri dhe humanistit Lazim Destani, për të qenë në shërbim vetëm të qytetarëve”, thotë ASH.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu