ASH: Jarania me VMRO-në, normale për Taravarin, abnormale për shqiptarët!

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ka reaguar tashmë edhe ndaj skandalit të ri që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka larguar tetë shqiptar nga pozitat udhëheqëse për t’i zëvendësuar me maqedonas.

Ata komentojnë ndër të tjera dhe deklaratat e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit i cili tha se me VMRO-në kanë raporte normale si partnerë qeveritarë.

ASH ka vazhduar duke e quajtur servil të VMRO-së, koalicionin VLEN.

Reagimi I plotë:

Jarania me VMRO, normale për Taravarin, abnormale për shqiptarët

Çdo ditë diskriminim i shqiptarëve, nuk është normale z.Taravari.

Çdo ditë të largohen shqiptarët nga puna, nuk është aspak normale.

Jaraninë me VMRO-në mund ta keni vetëm ju normalitet.

Së fundmi në njoftimin e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë për nominimin e personave në komisionet sektoriale, të gjithë anëtarët shqiptarë janë zëvendësuar me maqedonas dhe nuk vërehet asnjë shqiptar në atë listë. Për çdo ditë, shqiptarët në drejtori dhe institucione të ndryshme largohen nga puna dhe ju ndërpriten kontratat dhe të njëjtit zëvendësohen vetëm me maqedonas. Një ditë në Pyjet e Maqedonisë, të nesërmen në Fondin Inovacion, e më tragjikja e njëjta ndodh edhe në Klinikat shtetërore që janë nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë, të udhëhequr nga vetë Taravari. Kjo nuk është normalitet për shqiptarët.

Nuk është normalitet as shfuqizimi i mekanizmit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe lënia e fatit të shqiptarëve vetëm më dorën e qeveritarëve maqedonas të cilët tanimë kanë treguar qëndrimin e tyre për uljen e përqindjes së shqiptarëve në institucione. Nuk është normalitet as tendenca për abrogimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Normalitet është vetëm gjuha e servilizmit të cilën e dëgjojmë këto ditë nga të gjithë eksponentët e VLEN si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri.

– Aleanca për Shqiptarët –

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu