As oportunistët, as demagogët, as politikanët e varur dhe oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën, s’na ndalin – Mexhiti thumbon përsëri Taravarin.

Pas largimit të Arben Taravarit nga koalicioni “VLEN”, një reagim i fuqishëm ka ardhur nga Izet Mexhiti, një nga figurat kyçe të këtij formacioni. Në një mesazh emocional, Mexhiti shprehet se ndyshimi është i pashmangshëm, pavarësisht pengesave dhe rezistencës nga brenda apo jashtë politikës.

“Ndryshimi është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, dhe i jashtëzakonshëm në fund. Por askush s’e ndal dot. As oportunistët, as demagogët, as politikanët e varur, as oligarkët”, – deklaroi Mexhiti.

Ai e përshkroi ndryshimin si një thirrje të popullit që nuk mund të injorohet, dhe që bashkon qytetarin e ndershëm, aktivistin e drejtë dhe militantin e sinqertë. Me këtë reagim, Mexhiti duket i vendosur për të vazhduar misionin politik, pavarësisht lëkundjeve të fundit brenda lëvizjes.

“Fryma e ndryshimit bashkon. Sepse ndryshimi VLEN”, përfundoi ai, duke lënë të kuptohet se projekti politik nuk do të ndalet me largimin e individëve, sado të rëndësishëm të kenë qenë ata.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu