Më datë 01.03.2025, në ora 22:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin V.L.(40) nga Gostivari, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 32-vjeçare se është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj. Ai është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatës.