Ardian Deari – i riu nga Kumanova krijoi aplikacionin e parë edukativ shqiptar!

Është vetëm 34-vjeçar, Ardian Deari nga Kumanova ka arritur të krijojë thuajse dyfishin e viteve të tij si aplikacione edukative.

Në botën shqiptare, njihet si krijues i aplikacionit të parë edukativ shqiptar ‘EnglishForLife’ në App Store dhe Play Store, shkruan TV21

Krahas në teknologjisë praktike, Ardiani është botues në revista të shumta shkencore në përmasa ndërkombëtare.

Por duket se ai këtë dhunti teknologjike e ka të trashëguar nga babai, i cili poashtu është marrë me shkenca ekzakte.
Një kronologjie e të arriturave të tij shkencore:

– Në vitin 2008, Ardiani themeloi shkollën më të madhe të gjuhëve të huaja në rajon ‘English For Life LLC’.
– Në vitin 2011, u punësua pranë SHFK ‘Faik Konica’.

– Në vitin 2016 u bë publikimi i aplikacionit të parë edukativ shqiptar ‘EnglishForLife’ në App Store dhe Play Store.

– Në vitin 2020, ai filloi punën e tij si Freelancer në tregjet më të forta botërore, ku deri më tani ka publikuar më shumë se 63 aplikacione edukative duke përfshirë: Swiss Institute of Management & Inovation, Kompania amerikane për transportimin e naftës Sentry Road, Smartup etj.

– Në vitin 2023, Ardiani filloi punën si profesor në shkollën e mesme komunale ‘Ismet Jashari’ në Likovë.

Disa nga publikimet shkencore:

The Impact of Mobile App Moodle on developing EFL Students’ Grammar Knowledge: A Case Study at the Private Language Centre “English For Life“ Kumanovo, North Macedonia

“Receptive vs. Productive Vocabulary” (2020) – A study conducted at ‘English For Life’ Language School, Kumanovo. Author: Ardian Deari.

“The Effects of Continuous Assessment on Students’ Errors and Mistakes” (2023) – Co-authored by Arburim Iseni, Afrim Aliti, and Ardian Deari.

Birografia e shkurtër:

Ardian Deari i lindur më 13 gusht 1989, i biri i Isa Dearit, kreu shkollën fillore “Faik Konica” në f. Sllupçan, shkollën e mesme në gjimnazin e Kumanovës. Fakultetin e parë në gjuhë angleze, te dytin fakultet sërish në gjuhë angleze dhe letërsi pranë UEJL-it ku aty vazhdoi dhe me studimet Master. Pas përfundimit të Masterit, Ardiani vazhdoi dhe tre specializime jashtë vendit në lidhje me linguistikën dhe inteligjencën artificiale. Ashtu si i ati i tij, Ardiani ishte i prirur në teknologji e shkencë, ku tanimë është botues në revista të shumta shkencore në përmasa ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A e përçau Edi Rama koalicionin VLEN? Përgjigjet Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, thotë se nuk ka argumente për ndërhyrjen eventuale të kryeministrit shqiptar Edi Rama në përçarjen e koalicionit VLEN,...

BDI reagon ashpër ndaj programit të ri shkollor: Historia e klasës së VII-të fshin shqiptarët nga tekstet mësimore

Programi i ri i Byrosë për Zhvillim të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për lëndën “Histori dhe Shoqëri” në klasën e VII-të...

Mickoski nis konsultimet me koalicionin pas përçarjes në VLEN – Qeveria në kërkim të stabilitetit!

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e koalicionit pas ndarjes së partnerëve të VLEN-it. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski në intervistën për...

Ali Ahmeti: Qeveria po shkel mbi të drejtat tona, u bëj thirrje partive shqiptare të largohen nga pushteti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ftuar partitë shqiptare në pushtet që ta braktisin Qeverinë. Sipas tij, projektet në ekzekutiv janë antishqiptare. U kemi bërë...

Klubi i Mundjes Shkupi shkëlqen në Paris me pesë medalje ndërkombëtare

Klubi i Mundjes Shkupi ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Cristo Lutte 2025” të mbajtur në Paris, duke u kthyer me pesë medalje nga gjashtë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu