Kaos në VLEN, ambicie në rritje – Taravari kërkon fronin e Tetovës!

Arben Taravarit ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Përpos njoftimit për hapjen e shtabeve partiake nga muaji që vjen, partia e Taravarit tashmë ka filluar konsultat për kandidatët e mundshëm me të cilët do të garoj dhe do të kërkojë besimin e qytetarëve.

Një nga qytetet të cilat pretendon Taravari është Tetova e dy universiteteve, ku tashmë siç bëjnë të ditura disa burime të afërta me këtë parti, konsultime intensive zhvillohen me individë dhe shoqata e biznesmenë për kandidatin e Tetovës.

Në takimet me këto grupe, siç bëjnë të ditur burime partiaake për Frontline.mk, kërkohet emër për diçka më mirë për Tetovën sikurse janë mjek dhe figura të tjera me ndikim.

“Ende është herët për të zbuluar emra, por jo shumë larg do të vijë edhe ai moment, ndërsa tani për tani ka bisedime intensive me shumë grupe dhe individë të ndryshëm”, sqaron burimi nga partia e Taravarit për Frontline.mk

Kujtojmë se Taravari tashmë ka caktuar kandidatin me të cilin do të garojë në qytetin e Gostivarit dhe në komunën e Vrapçishtit. Ato janë Valbon Limani dhe Isen Shabani.

Këto lëvizje të Taravarit nga njohësit e rrethanave politike shihen si metodë pjekurie që dëshmon ASH dhe një fitore të madhe për të korrur në komunat me shumicë shqiptare.

Analistët nuk e shohin si penalizmi shkëputjen nga VELN, por një përparësi nëse ideja e Taravarit jetësohet për të dalë në zgjedhje me kandidatë të dëshmuar dhe të preferuar të popullit, si për këshilltar komunal, poashtu edhe për kryetar komunash.

Me këto veprime, Taravari duket se le shumë pas me organizimin për lokalet partitë e tjera te kampi politik shqiptar, por edhe te ai maqedonas, vlerësojnë analistët me të cilët kemi kontaktuar.

Ndryshe portali Top24 jozyrtarisht ka mësuar emrat e kandidatëve por për momentin nuk do të bëjmë publike për të mos ndikuar në përmbylljen e bisedemive, por po bisedohet me dy biznesmen të njohur, një mjek të njohur dhe një arqitekt.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu