Anëtarët e LDK-së në “sherr”, Rrezarta Krasniqi akuzon Xhafer Tahirin për manipulim të votave

Kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar bashkëpartiakun e saj, Xhafer Tahiri se ka manipuluar votat në zgjedhjet e 9 shkurtit në komunën e Vushtrrisë. Këtë çështje e ka çuar deri në Prokurori dhe e njëjta ka urdhëruar të që bëhet rinumërimi i votave në këtë komunë. Ndërkohë, Tahiri i ka mohuar akuzat e Krasniqit

Një pakënaqësi mes kandidatëve të LDK-së për deputetë që mbeten jashtë Kuvendit, ka bërë që votat në Komunën e Vushtrrisë të rinumërohen.

E gjitha nisi pas ankesave të Rrezarta Krasniqi, e cila ka akuzuar bashkëpartiakun e saj, Xhafer Tahiri se ka manipuluar votat.

Këtë televizioni e ka marr vesh ndërmjet një vendimi të siguruar të Prokurorisë së Mitrovicës, i cili ka vendosur mbi ankesën e kandidates Rrezarta Krasniqi.

E njëjta fillimisht në mesin e muajit shkurt u ankua në PZAP por ky institucion ia hodhi poshtë ankesën me arsyetimin se nuk është arritur të vërtetohet se pasur parregullsi në QKN por as nëpër vendvotimet që ka pretenduar Krasniqi.

Të kundërtën e ka vlerësuar Prokuroria, e cila i ka dhënë drejtë asaj dhe provat i ka vlerësuar të bazuara e kështu edhe i ka intervistuar disa dëshmitar.

Krasniqi në Prokurori ka paraqitur përmbajtjen e një mesazhi me përmbajtje “që të bashkohen komisionerët për ndihmë kandidatit Xhafer Tahiri”, por edhe mospërputhje të votave për kandidatin për deputet me kandidatin për Kryeministër dhe ndërhyrje në listën e nënshkrimeve të votimeve.

Të gjitha këto i ka mohuar kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri e kandidat për deputet, Xhafer Tahiri.

Ai tha se Krasniqi nuk i ka ngritur ato pretendime as në strukturë të partisë e sipas tij si dëshmitar ka komisionerë të partive të tjera.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë çështje dhe në fakt PZAP njëherë ka vendosë që kjo ankesë ka qenë e pabazë por unë absolutisht kërkoj që e vërteta të dal në shesh. Nga ajo që pash nga dëshmitarët që zonja Krasniqi i ka propozu janë komisioner të PDK-së. Më vjen keq që përdorën komisionerë të PDK-së për të sulmuar shtëpinë e vet politike por e vërteta do të dal në shesh”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka renditur një sërë obligimesh për Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera.

Një ndër to, caktimin e një hetuesi për tu marr me rastin e madje për të përcjell procesin e rinumërimit të votave.

“Të bëhet rinumërimi i votave që kanë rezultuar nga të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë dhe atë rinumërimit për kandidatë të Kuvendit te R. Kosovës në Zgjedhjet Parlamentare të Kosovës të organizuar me datë 09.02.2025. Vendi i rinumërimit të votave do të bëhet në objektet e QNR-së – Prishtinë”.

Dukagjini ka pyetur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për këtë çështje dhe deri në momentin e publikimit të kësaj kronike, ata nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu