Në kampionatin botëror që u mbajtë në Kielce të Polonisë, vallëzuesi i talentuar nga Gostivari, Andi Ismaili është shpallur kampion bote në vallëzim modern.
16-vjeçari e fitoi medaljen e artë në kategorinë (Performing Arts Improvisation), duke fituar titullin kampion bote.
Andi ka garuar në mesin e 72 konkurrentëve, kurse kjo është hera e 5 që ai fiton titullin kampion botë në vallëzim modern.
Përveç medaljes së artë, Andi fitoi edhe medaljen e argjentë në kategorinë -solo balet modern për djem të rinj, duke u shpallur nënkampion bote.
Andi Ismaili është anëtar i studios së kërcimit “Break a Leg” nga Shkupi.
Pas suksesit të tij të fundit qëndron mentorja, Andrijana Petkovski.