Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!

Fakti se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti sa herë është takuar me Qeverinë e Shqipërisë aq takime ka pasur me atë të Maqedonisë së Veriut, sipas analistëve nga Kosova dhe Shqipëria tregon për raportet e këqija që aktualisht kanë të dyja qeveritë. Ata thonë se edhe Kurti por edhe Rama me protagonizmin e tyre i kanë sjellë raportet në këtë gjende.

Në takim me homologun maqedonas të hënën, Kurti tha se është i gatshëm, i interesuar, dhe i vullnetshëm për takim të ri, ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka deklaruar se nuk e di datën se kur do të ketë një takim të ri.

Në sytë e ish-ambasadores në Itali e cila ka prejardhje nga Shqipëria, faji mund të jetë i dyanshëm, por protagonizmi i Kosovës dhe raportet me shtetet tjera, më shumë fajtore e lënë Kosovën.

“Për sa i përket protagonizmit dhe ambicieve personale sigurisht këto kërkojnë analiza por janë shumë të parëndësishme kur është puna tek bashkëpunimi të cilin e kanë premtuar dhe z.Kurti ka premtuar që sidomos raportet me Shqipërinë do ti ketë, dhe njerëzit kanë pritur në nivelin më të lartë, në fakt po ndodh krejtësisht e kundërta”, ka thënë për RTV Dukagjinin Alma Lama – ish-ambasadorja e Kosovës në Itali.

Në Shqipëri situata lexohet pak më ndryshe.

“…çdo gjë vjen për arsye se Rama nuk ka zgjedhur Kosovën si partner strategjik të saj, por është i angazhuar në projekte të ndryshme sidomos me Vuçiqin, dhe për një kohë ka qenë pro-Ballkanit të hapur”, ka thënë Agim Nesho – ish-ambasador i Shqipërisë në OKB.

Nesho përmend propozimin e Ramës për asociacionin, shtyrjen ose anulimin e takimit të dy-qeverive, si dhe paralajmërimet për presionet ndërkombëtare, si veprime të cilat i kanë sjellë raportet në këtë pikë.

Në anën tjetër gazetari nga Shqipëria, Ben Andoni, vlerëson se faji për raportet e acaruar mund të jetë i dyanshëm, por edhe në rast se do të ketë një takim të ri sipas tij do të jetë së për zbukurim, e jo në dobi të raporteve Kosovë-Shqipëri.

“Përveç pjesë turistike që në muajt e verës ose për disa muaj heqim këtë pjesën e dokumentimit, pastaj pjesa tjetër vazhdon si jemi dy vende të ndara. Prandaj duket më normal sot një takim i Qeverisë s Kosovës me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Ben Andoni – gazetar (analist) nga Shqipëria.

Andoni vlerëson se sa më shumë që kalon koha aq më shumë njerëzit që drejtojnë politikat e dy vendeve shqiptare po ndahen me njëri tjetrin, përkundër interesave që ka një popull i ndarë në dy shtete./Dukagjini/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu