Alternativa: Kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata dhe t’i merret liçenca!

Alternativa thekson se rasti i sulmit brutal mbi kontrollorët e fluturimeve nxori në shesh se ky rast, i cili ka mundur të shkaktojë pasoja tragjike dhe të rrezikojë sigurinë kombëtare, është mundësuar nga personeli i sigurimit të kompanisë “2SS Security” të cilët, edhe pse e kanë për detyrë, nuk e kanë parandaluar këtë sulm.

“Situata bëhet edhe më e qartë tanimë kur opinioni është i njohur se pronari i kësaj kompanie është i afërt me liderin e BDI-së. Për të mos mjaftuar kjo, dje në Spitalin e Gjinekologjisë në Shkup, personeli i sigurimit, çuditësisht edhe në këtë spital tenderin për sigurim e ka e njëjta kompani, ka rrahur një të moshuar pa asnjë faj. Sipas informacioneve me të cilat disponojmë ne, njëri nga dy punëtorët e sigurimit madje nuk disponon as me liçencë të patjetërsueshme për ushtirmin e këtij profesioni.

Urgjentisht apelojmë që kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata për sigurimin e hapësirave të MNAV. Apelojmë deri tek Ministria e Punëve të brendshme dhe organet përkatëse të merr masa për të vërtetuar pohimet tona dhe kompanisë në fjalë t’i merret liçenca e punës.

Për në fund edhe një pyetje shpërblyese, a e ka parë dikush Islam Abazin, apo mos është vetëkidnapuar diku?! Çka më shumë duhet të ndodhë që ky zotëri të veprojë në bazë të detyrimeve ligjore që i ka?!”, thekson Alternativa.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu