Alternativa do të garojë në tre komuna: Amir Elezi Tearcë, Fisnik Mela Dibër dhe Studeniçan
Në kuadër të kalkulimeve për emerat e mundshëm në komuna portali in7 mëson jozyrtarisht se brenda VLEN-it, partisë së Zeqirja Ibrahimit Alternativa i janë ndarë komuna e Tearcës, komuna e Dibrës dhe komuna e Studeniçanit.
Burime për In7 thonë se kandidat i VLEN-it në komunën e Tearcës do të jetë ish drejtori i spitalit të Tetovës, Amir Elezi ndërsa kandidat për komunën e Dibrës do të jetë Fisnik Mele. Sipas këtij burimi Alternativa do të ketë kandidat edhe në Studeniçan ku po kalkulohen 3 emra të cilët do të publilohen brenda javës.
Nga ana tjetër Besa e Bilall Kasamit do të ketë kandidat në Tetovë, Zhelinë, Bogovinë dhe Kërçovë.
Aleanca e Arben Taravarit, kandidat në Vrapçisht, Bervenicë, Likovë, Kumanovë, Gostivar, Strugë
LD e Izet Mexhitit, Çair, Saraj. Haraqinë