Ali Ahmeti në Pllasnicë: Është e rëndësisë së veçantë ruajtja e stabilitetit dhe orientimit pro evropian të vendit

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka deklaruar në takimin me anëtarët e kësaj partie në Pllasnicë se është përballë pushtetit që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada.

Së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë”, ka deklaruar Ahmeti.

Postimi i tij:
“Sonte në Pllasnicë në mbledhjen e Degës me anëtarët, mbështetësit dhe qytetarët. Në çdo vendbanim do të takojmë qytetarët pa dallim për t’i siguruar se do të qëndrojmë pranë tyre përballë këtij pushteti që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada me radhë. Është e rëndësisë së veçantë ruajtja e stabilitetit dhe orientimit pro evropian të vendit. Ishte shqetësuese derisa dëgjonim qytetarët duke treguar për presionet që po u bëhen në administratë, largimet nga puna dhe shumë probleme të tjera. Ne i siguruam të gjithë se së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu