Aleancë me Rusinë apo Kinën ?Visar Ademi: Partitë shqiptare duhet të i’a pamundësojnë VMRO-DPMNE-së!

Nëse Mickoski i ka pretendimet e tij të hapura me një aleancë me Rusinë apo edhe me Kinën siç është ai blloku kundër perëndimor, atëherë partitë politike shqiptare do të duhet patjetër të dalin me marrëveshje të përbashkët dhe nëse VMRO-DPMNE i fiton zgjedhjet te pala maqedonase, t’ia pamundësojnë formimin e Qeverisë së ardhshme.

Kështu thotë analisti politik Visar Ademi, i cili në emisionin “Politica’ në televizionin Globi shprehu bindjen e tij se Mickoski përpos krijimit të ndonjë frike nuk ka kapacitet tjetër për të krijuar politika jashtë BE-së dhe NATO-s. Edhe ai në fund do rreshtohet me ata që flasin anglisht e jo ndonjë gjuhë tjetër, shton Ademi, sipas të cilit, ky do jetë shkaku që subjektet politike shqiptare nuk do të bëjnë aleancë me LSDM-në kundër VMRO-së, përcjell Flaka Media.

“Gjithë LSDM-ja beson se partitë shqiptare do rreshtohen pas LSDM-së kundër VMRO-së, por mendoj se është pretendim i gabuar sepse as VMRO-ja, as Levica ose ndonjë parti tjetër nuk mund të shkojë kundër aleancave strategjike. Nuk kemi as fuqi politike, as ushtarake e as politike që ne të bëjmë politika të pavarura ose të bëjmë vendime të gabuara. Këto nuk na lejon si luks as NATO e as BE-ja, prandaj them se këto janë pretendime të gabuara sepse fundja nesër do rreshtohet edhe Mickoski atje ku duhet të rreshtohet. Aleanca me partitë shqiptare do të jetë e rëndësishme për krijimin e Qeverisë”, deklaroi Visar Ademi, analist politik.

Sipas Ademit LSDM bënë çmosë që koaliconet me partitë shqiptare ti ketë para zgjedhjeve, pasi pas zgjedhjeve, siç ai shprehet, kërkesat e shqiptarëve do të rriten dhe kjo do ta dëmtojë më shumë LSDM-në.

“Unë e di që e dëshiron këtë sepse LSDM-ja e dinë që i vetmi fitim për të është koalicionimi me çdo lloj partie shqiptare, por para së gjithash me BDI-në. Kjo pasi ata mund të marrin vetëm një numër të caktuar votash dhe pastaj shqiptarët do t’i jepnin vlerë shtesë që ta bëjë 61-shin. Ata të vetëm pa koalicione paraprake, do liheshin shumë në mëshirë të fatit pasi të përfundonin zgjedhjet që atëherë të koalicionin me parti tjera politike. Atëherë tregu politik është më i pafavorshëm për LSDM-në dhe do vijë situata njejtë si tani, siç është ku do jepen shumë koncesione të mëdha në kurriz të LSDM-së, por edhe në kurriz të maqedonasit që tani këtë e shohin shtet të shqiptarëve dhe jo shtet të barabartë”, deklaroi Visar Ademi, analist politik.

Megjithatë, Ademi nuk e sheh se tani është momenti i duhur për koaliconime parazgjedhore maqedono-shqiptare.

“Në afat të shkurtër fitojnë partitë shqiptare, mirëpo në afatgjatë do zhduken sepse do profilizohen si parti jo maqedonase, por si parti multietnike që ndoshta është mirë por jo në këtë kohë. Ne akoma kemi një shtet binacional që ka strukturë të fortë nacionale dhe vetëdiej nacionale për etnitë të cilat i përkasin. Mendoj që akoma nuk ka ardhur momenti i partive multi-nacionale dhe të difersifikume në bazë. Ne akoma jemi të ndarë në kampe të ndryshme”, deklaroi Visar Ademi, analist politik.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski ka shprehur qendrimin e tij për krijimin e frontit evropian, ku ka thënë se derisa është e hapur për çdo subjekt politik që angazhohet për rrugën evgropiane të vendit. Nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është shprehur se nëse i fiton zgjedhjet do kishte dashur qeverinë ta formojë në koalicion me partitë politike shqiptare në opozitë, ndërsa BDI-në nuk e sheh si partnerë të mundshëm për të qeverisur bashkë. Flaka Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu