Aleanca për Shqiptarët: Gashi proceson interpelancën kundër Ilire Dautit, mban anën e “Branitellave” dhe “Levicës”

Koalicioni jolegjitim VLEN dhe Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, janë bërë bashkë me Levicën kundër Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe të rinjë, Ilire Dauti, për të debllokuar ligjin për “branitella”. Kryeparlamentari Gashi ka procesuar interpelancën e ngritur nga deputetët e Levicës ndaj Ilire Dautit, që nënkupton se me shkarkimin e saj do të zgjidhet një kryetar tjetër, i cili mund të mos jetë nga radhët tona dhe më pas ta vendoste në rend dite ligjin për “branitella” për ta procesuar të njëjtin më tej deri në votimin përfundimtar. VMRO, LSDM dhe Levica kanë votat e mjaftueshme dhe nuk ka më asnjë mekanizëm tjetër për ta bllokuar.
I bëjmë thirje Afrim Gashit që urgjentisht të tërhiqet nga ky veprim skandaloz i cili nuk ka të bëjë thjeshtë me një pozicion të kryetares së komisionit e as me deputeten Ilire Dauti, por me betejën e saj për barazi të qytetarëve. E kujtojmë Gashin se bëhet fjalë për një betejë që deputetja Ilire Dauti bashkë me kolegët e saj e ka zhvilluar edhe në kohën kur luftonte për të siguruar shtetësinë e shqiptarëve, kur edhe Afrim Gashi ishte pjesë e koalicionit. Por, sot kur deputetja Dauti vazhdon betejën për barazi të shqiptarëve, Gashi ka zgjedhur të bëhet bashkë me ata që edhe atëherë edhe sot e luftojnë Ilire Dautin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Afrim Gashi duhet të ndjek shembullin e deputetes Ilire Dauti dhe ashtu siç ajo nuk vendosi në rend dite ligjin për “branitella” edhe ai të mos vendos në rend dite interpalancën ndaj saj. Në të kundërtën kjo do të ishte edhe një goditje e rëndë ndaj shqiptarëve, kësaj radhe me nënshkrimin dhe vulën e një deputeti dhe kryeparlamentari shqiptar.

– Aleanca për Shqiptarët –

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu