Sonte, kryeqyteti ynë, Shkupi, u ngjit në vendin e parë rekord për ndotjen e ajrit në botë!
Të dhënat e momentit, të cilat janë të disponueshme për publikun, tregojnë se indeksi i ndotjes së ajrit është 263, çka na rendit në krye të listës, menjëherë pas nesh janë Mongolia dhe Pakistani.
Kjo e bën ajrin të rrezikshëm për jetën, dhe apelojmë të gjithë qytetarët që, nëse nuk kanë ndonjë nevojë të domosdoshme, të mos dalin jashtë dhe të shmangin qëndrimin për një kohë të gjatë në hapësira të hapura.