Akuzoi UÇK-në për krime lufte/ Sadulla Duraku shpërthen ndaj Xhevdet Hajredinit: Turp të qoftë!

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Sadulla Duraku i është kundërpërgjigjur ish ministrit të financave, Xhevdet Hajredini i cili përmes një statusi mes reshtash kishte akuzuar Ushtrinë çlirimtare për kryerjen e krimeve të luftës, raporton indeks.mk

Duraku ka thënë se ndihet i turpëruar në vend të Hajredinit.

“Të shkruash se UÇK ka kryer krime lufte është turp për juve dhe gjithë karrierën tënde”, ka thënë fillimisht Duraku

Thotë se Hajredini ka qenë ndër personat e parë të deleguar në projektin e VMRO-s të quajtur VLEN.

“Të kuptoj, sado që është e turpshme, por ndjehem i shqetsuar se Ju dhe të tillë si Ju punoni si vazal te ata që nuk ia duan të mirën popullit shqiptar për ta nxirë të kaluarën e lavdishme të UÇK-së, e cila ushtri me luftën çlirimtare mundësoi demokratizim të shtetit, evitim të majorizimit dhe diskriminimit, dinjitet dhe përfaqësim të drejtë dhe të barabartë në gjitha nivelet e shtetit”, ka shkruar Duraku.

Ka shtuar se Hajredini duhet të tërhiqet nga deklarata e tillë dhe duhet të kërkoj falje sepse kjo është turpëruese.

“Turp të qoftë nëse Ju sa më shpejtë nuk tërhiqeni nga kjo deklaratë dhe nuk kërkoni falje popullit shqiptarë dhe ish-ushtarëve të UÇK-së”, ka përfunduar Duraku./indeks.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu