Akuza dhe protesta nga VMRO për paralelen shqiptare ne Çashkë, reagon Ferati: Gjest i shëmtuar nga një deputet që paguhet nga taksat tona!

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravkovski, gjatë natës së mbrëmshme ka organizuar protesta kundër hapjes së paraleles shqipe në Komunën e Çashkës. Gjatë një fjalimi para të pranishmëve ai ka akuzuar drejtorin e inspektoratit për arsim, Halit Ferati, nga radhët e ASH-së se po rrëmben territore dhe planifikon të shqiptarizojë Çashkën.

Reagimi i Feratit ka qënë i shpejt duke ju drejtuar banorëve të kësaj zone me sqarimin se kjo që po bëjnë deputetët e kësaj partie është shum e ulët dhe nuk kontribon në bashkjetesën e komuniteteve në këtë zone.

Reagimi i plotë i Halit Feratit:

Të dashur bashkëqytetarë!

Në Komunën e Çashkës me rrethinë, bashkëjetesë ka pasë dhe do të ketë.
Pas shpifjeve të një deputeti, i cili te qytetarët e Velesit njihet si Igraorecot, ish mësues i ciklit të ulët, i cili në vend që të jetë shembull për rrethin e Velesit dhe Çashkës, të ndihmojë në përparimin e të gjithë qytetarëve pa dallim feje e kombi, pasi ai pagohet nga tatimi i të gjithë qytetarëve, ai mban fjalim me gjuhën e urrejtjes për prishjen e rendit dhe qetësisë, fjalim me shprehje shovene, fjalim në baza etnike dhe përdor fjalë të pahijshme, fjalë që nuk i përdorin as qytetarët e thjeshtë të cilët nuk kanë arsim elementar. Për të gjitha shpifjet, të gjitha të pavërtetat dhe fyerjet në bazë nacionale dhe gjuhës së urrejtjes, prishjes së rendit dhe qetësisë e bashkëjetesës në rrethin tonë, si dhe fyerjet dhe të pavërtetat që i ka thënë për emrin dhe mbiemrin tim e që nuk ngjajnë për nivelin e një deputeti, do të ngritet aktpadi private.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu