Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” dje ngriti çështjen e diskriminimit të qytetarëve shqiptarë nga bankat në Maqedoninë e Veriut. Elmedina Abdullahi nga kjo iniciativë tha se atyre nuk u është pranuar një dokument zyrtar në gjuhën shqipe, në procedurën për hapjen e xhirollogarisë.
Ndërsa nga Banka Popullore për Portalb.mk theksojnë se përdorimi i gjuhëve në vendin tonë rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa agjencia përgjegjëse për promovimin, mbrojtjen dhe aplikimin uniform të gjuhës zyrtare të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonia e Veriut dhe shkrimin e saj është Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.
“Mbikëqyrjen mbi zbatimin e këtij ligji e kryen Inspektorati për përdorimin e gjuhëve”, theksuan nga Banka Popullore.
closevolume_off
Megjithatë nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës (AZGj) për Portalb.mk theksojnë se Banka Popullore me të cilën AZGj ka bashkëpunim, e përdor gjuhën shqipe në të gjitha veprimet e saja bankare në përputhje me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve.