Afrim Gashi për vdekjen Papa Françesku: Përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin-Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet e paqes, drejtësisë sociale dhe dialogut ndërfetar, duke u bërë një simbol i përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët.
Me thjeshtësinë e tij, me dashurinë e pakushtëzuar për njeriun dhe natyrën, Papa Françesku preku zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, përtej kufijve fetarë, kombëtarë apo ideologjikë. Trashëgimia e tij do të mbetet një udhërrëfyes për brezat që vijnë , për ndërtimin e një bote më të drejtë, më paqësore dhe më të bashkuar.
Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme për botën katolike dhe për mbarë njerëzimin.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu