Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot para selisë së VMRO-DPMNE-së tha se janë të zhgënjyer kjo parti pasi refuzoi idenë që presidenti i shtetit të zgjedhet në Kuvend, respektivisht që presidenti i RMV-së të jetë shqiptar. Ademi bëri thirrje deri tek VMRO-DPMNE që ta pranojë këtë ide.
“I kërkojmë VMRO DPMNE-së të prononcohet kundër Rusisë, për Europën, si dhe të distancohet nga pikëpamjet poetike pro-putiniste të kandidates së tyre njëherë të mundur ruso-nostalgjike Gordana Davkova”, shtoi Ademi.