Edhe Arbër Ademi nga BDI ka komentuar vendimin për vulat e ASH nga Gjykata e Tetovës ku i takuan krahut të Selës, ka një mesazh për Taravarin.
“Spin-doktori i Mickoskit, dr. Taravari, që fraksionin e një partie shqiptare e ktheu në nëndegë të VMRO-DPMNE-së, pasi humbi vulat dhe legalitetin për t’u thirrur rrejshëm si kryetar i atij subjekti, kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit – liderit të ligjshëm, të zgjedhur nga organet partiake dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve, të zgjedhur nga populli me mbështetje absolute.
Fokusohu, Arben; nuk e defokuson dot opinionin!” – shkruan Taravari.