Ademi: Protestat janë pjesë e agjendës së BDI-së

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka mbledhur Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, përcjell TV21. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi para mediave tha se protestat janë në agjendë të partisë, por që të njëjtat ende nuk janë diskutuar nga organet partiake. Ademi tha se ky është hap demokratik dhe se BDI-ja është parti shtet formuese që angazhohet për ardhmëri europiane të të gjithë qytetarëve, ndërsa theksoi se kjo nuk duhet të interpretohet si radikalizim.

“Protestat janë pjesë e agjendës së BDI-së, por ende nuk janë të shqyrtuara në organet partiake se kur dhe si do të mbahen të njëjtat, ajo që duhet të theksojmë deri tani, ka të bëjë me atë se BDI është një parti politike autonome, e cila vet në mënyrë të pavarur dhe mëvetësishme përcakton agjendën e saj politike”, tha mes tjerash Ademi./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu