Ademi për VLEN-in: Ka shqiptarë kukulla në ekzekutiv

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në Daily Click në TV21 duke komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me Balancuesin, Ligjin për Gjuhët dhe ligjin për branitellat, tha se në Maqedoni ka qarqe të caktuara që nuk dëshirojnë që vendi të jetë stabil dhe në harmoni ndëretnike.

“Unë ende mendoj, se këtu ka qarqe të cilët nuk dëshirojnë ta shohin Maqedoninë stabile me raporte të mira ndëretnike, stabile ndëretnike, me një harmoni ndëretnike, të cilët presin një moment të përshtatshëm, cili është ai moment i përshtatshëm, kur kur nuk ka përfaqësues shqiptarë të zotë, e me peshë politike, thënë ndryshe me takat politik, që do të bëjnë ballë çfarëdolloj keqpërdorimi të këtillë e sjelljes së vendimeve me motivacion politik. Tash kanë vlerësuar këto qarqe, që tash është momenti, tash është momenti sepse ka shqiptarë kukulla në ekzekutiv, Gazetari: Po thoni për koalicionin VLEN? Po, sigurisht”, tha Ademi.

I pyetur se për cilat qarqe bëhet fjalë, Ademi tha se janë qarqe nacionaliste maqedoanse të motivuara nga Beogradi, Budapesti dhe Moska.

“Qarqe të caktuara nacionaliste maqedonase, kanë pritur ditë të mira për ta, të motivuar nga Beogradi, nga Budapesti, nga Moska, me një ndikim të fuqishëm moskovit këtu, këtë nuk mund ta mohojmë, kanë pritur ditë të mira. Ata nuk e dëshirojnë që Maqedonia të ketë stabilitet, ata nuk dëshirojnë që Maqedonia të manifestojë një demokraci funksionale dhe multietnike, dhe kanë pritur moment të përshtatshëm, dhe në qeveri ke një parti politike që kur t’i teket u thotë rruga mbarë, derën e keni hapur, dilni nga qeveria. Edhe këta dalin me deklarata, jo nuk e pata për këtë qëllim, jo për atë qëllim. vet debatojnë, vet konfrontohen, dhe në fund thonë shkëndit të këtilla të një plasaritje, po na imponohen nga BDI dhe LSDM”, theksoi Ademi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu