Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 nuk po mungojnë debatet e ashpra mes banorëve.
Një prej tyre është dhe ai i Gjestit dhe G Banit, të cilët e nisën ditën e së martës me një përplasje mes tyre.
Gjesti tentoi ta zgjonte G Banin duke i shkuar në krevat, me këtë të fundit që nuk e priti aspak mirë veprimin e banorit, teksa filloi ta ndiqte nga pas.
Edhe pse nuk pati fjalë midis tyre, në disa momente G Bani u duk sikur do të godiste me grusht Gjestin dhe gjithashtu i shkonte në fytyrë.
Këto pamje u bënë virale në platforma të ndryshme sociale duke u konsideruar si ‘dhunë’ nga ana e reperit.