A ka rrezik që kur me MPB të udhëheq VMRO të përsëritet skenari 27 prillit?

Shqiptarët nuk mund të marrin atë që u takon pa u derdhë gjak, kjo nuk është shprehje nxitëse por është dëshmi e së kaluarës. Nuk është themeluar Universiteti pa u derdhur gjaku, nuk erdhi as Talat Xhaferi në krye të Kuvendit pa u derdhë gjak, që për fat të keq “kurban” i 27 prillit ishte Ziadin Sela. Por, tani kur dihet që vendi më 28 janar do të kalojë në qeveri teknike dhe do të ketë për kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin. Opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE nuk e pranon këtë fakt madje edhe e ka kundërshtuar. Këto të fundit kanë kërkuar edhe largimin e qeverisë teknike për ta penguar premtimin e BDI-së që do të bëjnë kryeministër shqiptar. Por, dështuan dhe vendi do të ketë qeveri teknike e bashkë me këtë edhe kryeministër shqiptar, tashmë të propozuar Talat Xhaferin. Por, në qeverinë teknike Ministria e Punëve të Brendshme do t’i takojë partisë më të madhe opozitare në këtë rast, VMRO-DPMNE-së, dhe kjo është e rrezikshme, sepse mund të përgatitet skenar i ngjashëm me 27 prillin, duke mos lejuar që Talat Xhaferi të futet në zyrën e kryeministrit, duke krijuar kaos e futje të protestuesve në ndërtesën e Qeverisë pasi do të mungojë edhe reagimi i policisë.
A mund të përsëritet skenari 27 prillit më 28 janar?

Data 28 janar nuk do të jetë datë e zakonshme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut por do të mbetet si datë historike, sepse në këtë ditë pritet të vendoset në krye të Qeverisë shqiptari i parë, Talat Xhaferi. Pra, shqiptarët tani më do të kenë edhe kryeministrin e tyre gjatë qeverisë teknike. E me këtë fakt sigurisht që nuk pajtohen partitë maqedonase me agjendë anti-shqiptare, siç është VMRO dhe E Majta.

Këto të fundit kanë kundërshtuar me ngulmë këtë ide duke e paraqitur si jo të duhur e madje kanë kundërshtuar edhe qeverinë teknike, sipas tyre duhet të vazhdohet me qeverinë ekzistuese deri në zgjedhje. Për të vetmen arsye që mos vendi mos të ketë një kryeministër shqiptar, që buron nga marrëveshja e arritur mes partnerëve aktual të koalicionit, LSDM-BDI. Por, këto kërkesa të opozitës u hodhën poshtë, dhe u vendos që vendi do të shkojë në qeveri teknike më 28 janar e pikërisht në këtë ditë do të kemi një kryeministër shqiptar, emri i të cilit tashmë dihet, Talat Xhaferi.

Për VMRO-në ky emër është i papranueshëm pasi sipas tyre Talat Xhaferi nuk është i denjë përshkak të veprimtarisë së tij në të kaluarën që ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare(UÇK-së). Pra, nga kjo parti kanë filluar ta paraqesin figurën e Xhaferit si figurë që maqedonasit duhet ta urrejnë pasi ky i njëjti ka luftuar kundër këtij shteti, në këtë mënyrë të mobilizojnë masën për të krijuar trazira të reja në vend.

Rreziku më i madh për përsëritjen e skenarit të 27 prillit ekziston nga fakti që me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të udhëheq kuadër nga VMRO-DPMNE, dhe gjithçka mund të inskenohet dhe policia mos të veprojë në kohë. Kujtojmë që më 27 prill, Mitko Çavkov ish ministër i Brendshëm nga VMRO atë kohë ishte shefi i shtabit operativ, i cilin nuk dha asnjë urdhër veprimi ndaj sigurimit të Kuvendit për të mbrojtur deputetët e sulmuar nga turma e terroristeve që sulmuan Kuvendin atë ditë që po zgjidhej Talat Xhaferi, kryetar Kuvendi.

Ky mos veprim i Çavkov atë kohë lë hapësirë për të dyshuar dhe ngritur alarm shqetësimi që i njëjti skenar mund të përsëritet edhe tani. Madje më 28 janar edhe më mirë sepse VMRO do të ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra me një shef operativ ka arritur të krijojë hapësirë për protestuesit në Kuvend, e tani mund të paramendohet çfarë mund të bëjë me ministër të Brendshëm.

Kush do të jetë “kurbani” i 28 janarit?

Ngjarja më e kobshme që e karakterizon demokracinë e Maqedonisë së Veriut është terrori i 27 prillit, sulmi ndaj organit më të lartë demokratik në vend, Kuvendit. Kjo do të mbetet si ngjarja më katastrofale, e aq më e rëndë bëhet kur sqarohen motivet e atij sulmi terrorist. Pra, i gjithë terrori më 27 prill ka ndodhur vetëm se atë ditë votohej për herë të parë në historinë e vendit në krye të Kuvendit një shqiptar. Bëhej fjalë për votimin e Talat Xhaferi si kryekuvendar.

Ai votim ndodhi, por pas votimit ndodhi tragjedia e vërtetë ku numër i madh protestuesish ishin para Kuvendit dhe në atë moment janë futur në Kuvend si pasojë e mos veprimit të organeve të sigurisë, dhe demoluan e shkatërruan gjithçka. Cak i sulmit ishte ish kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe lideri i ASH-së, Ziadin Sela.

Protestuesit u lejuan të futen në Kuvend por pas hyrjes në Kuvend ata u shndërruan në terrorist pasi shkaktuan terror ndaj deputetëve. “Kurban” i kësaj ngjarje të kobshme ishte Ziadin Sela, deputet dhe në krye të ASH-së, ky i fundit është shpëtuar nga Feta Alimi, e kurimi i tij vazhdoi edhe jashtë shtetit. Ishte rrahur në mënyrë brutale deri në vdekje por fati qëndrojë në anën e tij dhe shpëtoi.

Megjithatë, në rast të përsëritjes së një skenari të njëjtë nuk dihet se kush do të bëhet “kurban” i 28 janarit. Në Qeveri nuk do të jetë Ziadin Sela, rreziku ekziston për anëtarët e kabinetit qeveritarë sidomos për shqiptarët, ku ndër më të rrezikuarit mund të jenë ministrat e ASH-së, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, sepse ky i fundit urrehet nga masa maqedonase, nuk përjashtohet edhe zëvendëskryeministri aktual, Artan Grubi.

Mbetet të shihet në vazhdim, por ajo që duhet në ndërmerret janë masat e ashpra të sigurisë atë ditë që të mënjanohet një skenar i mundshëm dhe i përsëritur sikurse me 27 prill, me motive të njëjta që mos të lejohet që shqiptarët të vendosen në pozita udhëheqëse. Mos ndëshkimi i duhur i terroristëve që morën pjesë në skenarin e sulmin e 27 prillit do të jetë motivim dhe shtytje për të njëjtit dhe të tjerë të marrin pjesë në një skenar të mundshëm më 28 janar. /Zhurnal.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu