A e ka mbështetjen e Bilall Kasamin “mbledhja pa kryetarin” në Lëvizjen Besa? Limani buzëqesh: Ai meriton lavde

I pyetur se pse kreu i partisë, Bilall Kasami nuk ishte prezent në mbledhjen e fundit të Lëvizjes Besa, Fatmir Limani nga kjo parti tha se ishte mbledhje e një Komisioni që udhëhiqet nga Adnan Azizi, që po punon për riorganizimin e organeve partiake, përcjell TV21. Limani thotë se nuk ka asnjë shkak politik mos-prezenca e kryetarit të partisë, Bilall Kasami.

“Janë komisione të cilat janë krijuar për çështjen e organizimit dhe riorganizimit të partisë dhe në atë Komision dhe në atë komision është i zgjedhur si kryetar i Komisionit, Adnan Azizi, i cili njëkohësisht është edhe sekretar organizativ dhe ne si anëtarë të tjerë, nuk ka të bëjë me asgjë, nuk ka asgjë politike në këtë situatë. Subjekti i Lëvizjes Besa është i kompletuar. Rifillojmë organizimin, riorganizimin dhe themelimin e nëndegëve në të gjitha nivelet, në të gjitha zonat, edhe atje ku shqiptarët janë pakicë. G: Keni mbështetje prej kryetarit Kasami? Nga këto pyetje…sido që të jetë, ai është lider i Lëvizjes Besa, respektohet hierarkia në strukturën e Lëvizjes Besa dhe në të njëjtën kohë meriton lavde për të gjithë unifikimin e faktorit opozitar të dikurshëm, i kompletuar, i përbashkuar në atë që quhet VLEN dhe tani më pjesë përbërëse në qeveri”, deklaroi mes tjerash Limani./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu