A DO TA NXJERR NGA HUMNERA VV MAKINËN QEVERITARE KOSOVA APO DO TA FUNDOS?

(Nga:Medai Shaholli)

Dilema e madhe që shtrohet sot është se a do ta nxjerr Albini dhe VV makinën qeveritare Kosova nga humnera ku e kanë gremisur klasa politike e korruptuar (PDK LDK AAK AKR) deri në palcë apo do ”përpëlitet” për ta shpëtur.
Me këtë rast vlen për t’u theksuar se oligarkët e rinj dhe të vjetër që po ”kapin” në fshehtësi Albinin dhe VV, nuk do mund ta nxjerrin makinën Kosova nga gremina ku e kanë zhytur banda e vjetër kriminale për shkak të shantazhimit që ata do t’i bëjnë Albinit në këmbim të mosprekjes së tyre në luftën e tij për ç’kapjen e shtetit.
Kësisoj, majtisti i vetquajtur Albin do pranojë ofertat e ”borgjezisë” dhe oligarkëve duke hedhur vallen në dasmën e madhe të ç’kapjes së shtetit sipas ritmit që do diktojnë ata.
Bashkimi kombëtar, arsimi dhe shëndetsia falas, mbështetja për bujqit dhe punëtorët, janë premtime që nuk do jenë më pjesë e agjendës së Albinit dhe VV, aq më tepër në një koalicion me djathtistët dhe rugovisten Vjosa Osmani.

E majta e Albinit dhe kauza e tij për një shtet social me Vjosa Osmanin dhe grupe të tjera të shkrira brenda VV, kanë parapërcaktuar dështimin e nxjerrjes së ”qerres” së quajtur Kosovë nga gremina ku e kanë zhytur të tjerët, jo sepse nuk duan por nuk munden.
VV dhe Albini me të djathtët dhe të pa përcaktuarit ideologjikisht në qeverinë e koalicionit nuk do mund t’ia dal, pasi ato do kërkojnë pjesën e tyre më shumë se ç’duhet si shpërblim për ”kontributin” që dhanë në ”fitoren e madhe” të 14 shkurtit, ku një refuzim i tij i mundshëm do te shkaktonte krizë në qeverinë e re dhe rrëzimin e saj.
Atëherë, Albin Kurti do t’i nënshtrohej kërkesave të këtij grupi që ka mbështetjen e oligarkëve që e ka të pamundur t’i shmang.
Për pasojë ai nuk do mund të zbatonte ato reforma aq të përfolura që e sollën në pushtet dhe nuk do mund të çante lirshëm përpara duke parë sesi oligarët dhe ajka e ” borgjezisë” do t’i hedhin shkopinj në rrota koalicionit të tij qeverisës.
Le të shohim 100 ditët e para të punës nëse makina Jeep e VV me pjesë të arnuara nga grupe të ndryshme interesi do ta nxjerr nga gremina shëndosh e mirë makinën qeveritare të quajtur Kosovë apo do gremisen së bashku.
Le të shpresojmë për më të mirën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Afrim Gashi për vdekjen Papa Françesku: Përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin-Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet...

Ali Ahmeti në konakun e ish komandantit të UÇK-së Sahit Jashari

Familja heroike e Sala e Hamit Jasharit, i bën konak liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ku e pritën udhëhqësit e...

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu