Lloga-VMRO-së: Hajdeni drejtoni grupin e punës për ligjin për prokurori

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të drejtor grupin e punës për ligjin për prokurori.

“Ministria e Drejtësisë me qëllim të sigurimit të gjithëpërfshirjes në procedurën e hartimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, i cili rezultoi nga takimi koordinues i mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë më 15.11.2023, në të cilin ishin hapur dhe diskutuar disa aspekte, të cilat janë të rregulluara me Ligjin për Prokurorinë Publike, për të cilat nga përfaqësuesit e prokurorive publike u theksua se ka nevojë për përmirësimin e tyre përmes miratimit të zgjidhjeve ligjore, më 17.11.2023, korrespondencë me shkrim i është dorëzuar kryetarit të partisë politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe koordinatorit të partisë politike VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski.
Duke ndjekur praktikën e deritanishme të sigurimit të përfshirjes së partisë politike VMRO-DPMNE, në të gjitha procedurat për miratimin e ligjeve që janë në juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, gjithashtu duke paraqitur me shkresë versionet e punës të ligjeve që janë në proces përgatitjeje, informoi për rezultatet e takimit të mbajtur, duke pasur parasysh se koordinatori i partisë politike VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në takim përkundër ftesës.
Po ashtu, me letrën e dorëzuar partisë politike VMRO DPMNE i është dhënë mundësia që të japë kontributin e vet duke udhëhequr punën e grupit punues të ngarkuar për hartimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në ligjin për prokurorinë publike duke propozuar kryetarin e grupit punues.
Pavarësisht se ende nuk është dorëzuar një përgjigje me shkrim në Ministrinë e Drejtësisë, vërejtje ose sugjerime për versionet e punës të ligjeve nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat janë dorëzuar dhe pranuar nga partia politike VMRO-DPMNE më 12.07.2023, shprehim besimin se ftesa e dërguar do të pranohet prej tyre dhe në këtë drejtim do të bëhet propozim për kryetar të grupit të punës që do të formohet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, shkruajti Lloga./KlanMacedonia

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu