Demiri i prerë: Fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në çerdhe

Fëmijët që nuk janë të vaksinuar ose nuk i kanë marrë të gjitha vaksinat kundër Kollit të Keq Di-Te-Per, prej sot nuk pranohen nëpër kopshte. Ministri i Shëndetësisëm Ilir Demiri apeloi tek të gjithë udhëheqësit e kopshteve që të mos i pranojnë fëmijët e pa vaksinuar dhe shtoi se duhet të rritet ndërgjegjësimi tek prindërit se çfarë do të thotë vaksinim. Ai shtoi se për momentin nuk ka të dhëna zyrtare nëse dhe sa fëmijë janë kthyer nga kopshtet për shkak se nuk janë vaksinuar plotësisht me dozat e nevojshme të vaksinës Di-Te-Per.

“Vendimi me dokument është prej sot. Por ne nuk funksionojmë vetëm në urdhëresa që janë dhënë me shkrim. Kam dhënë deklarata publike se duhet të kthehen ata fëmijë të cilët janë të pa vaksinuar. Mendoj se mjaftueshëm është bërë sensibilizimi dhe nuk ka arsyetime…” tha Ilir Demiri, ministër i Shëndetësisë.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, vetëm në javën e parë të muajit mars, janë raportuar 50 raste të reja me Kollin e Keq. Ndërsa që nga fillimi i vitit janë regjistruar gjithsej 173 raste. Ministri Demiri foli edh për punësimin e mjekëve të rinj, të cilët ditë më parë protestuan pasi për më shumë se tre muaj nuk po thirren në specializim. Demiri thotë se po presin që Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Ministria e Financave të pranojnë kërkesën e dorëzuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Unë bëra një kërkesë deri tek Fond për Sigurim Shëndetësor edhe në Ministrin e Financave edhe kaloj si kërkesë me arsyetimin se ne kemi nevojë për të rritur ekipet edhe për rritur numrin e të vaksinuarve kjo është ajo kërkesa dhe jemi duke e pritur prej DKSK, të vije pëlqim” – tha Ilir Demiri.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga 01 deri më 07 mars, janë raportuar 50 raste të reja me Kollin e Keq, prej të cilave 43 tre janë në Shkup, 3 në Tetovë dhe nga një rast në Koçan, Kavadar, Kumanovë dhe Manastir. Që nga fillimi i vitit në vend janë regjistruar gjithsej 173 raste me Kollin e Keq. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu