Falet namazi i parë i teravisë në Maqedoninë e Veriut

Falet namazi i parë i teravisë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë
Nëpër xhamitë në vendet e Ballkanit, besimtarët muslimanë kanë falur namazin e parë të taravisë me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, raporton Anadolu.

Një numër i madh besimtarësh në kryeqytetet Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, si dhe në qytete të tjera të rajonit, u mblodhën nëpër xhami për faljen e namazit të taravisë.

– Maqedoni e Veriut

Si në të gjitha xhamitë e tjera në Maqedoninë e Veriut, Xhamia Mustafa Pasha në Shkup ishte e mbushur me besimtarë muslimanë për faljen e taravisë.

Një pjesë e besimtarëve e falën namazin në oborrin e xhamisë, pas mbushjes së ambienteve të brendshme.

– Shqipëri

Besimtarët u mblodhën për namazin e teravisë së parë edhe në Xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, duke kryer ritet fetare.

Namazi i teravisë është falur edhe në xhamitë e tjera të Tiranës, por dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, ku janë mbledhur së bashku besimtarë të shumtë.

– Kosovë

Në të gjitha xhamitë në territorin e Kosovës, besimtarët muslimanë kanë falur namazin e teravisë së parë të Muajit të Ramazanit.

Edhe në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, “Sulltan Mehmet Fatih”, besimtarët mbushën xhaminë me praninë e tyre.

Bashkësia Islame e Kosovës edhe këtë vit, namazin e teravisë ka vendosur ta lë në një orë fikse gjatë gjithë Ramazanit, e cila do të jetë dy orë pas çeljes së iftarit.

Kreu i Bashkësisë Islame i Kosovës (BIK), Naim Tërnava, uroi gjatë ditës besimtarët muslimanë për ardhjen e Muajit të Ramazanit, duke thënë se Ramazani është muaj i lutjeve dhe adhurimeve ku shtohet dashuria për fenë dhe Zotin.

Në porosinë e tij drejtuar besimtarëve muslimanë, Tërnava u bëri thirrje atyre t’u përmbahen porosive të Zotit dhe të profetit të fundit, Muhamedit, dijetarëve të mirëfilltë dhe institucioneve fetare islame në Kosovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu