Osmani i shqetësuar për ikjen e të rinjve nga vendi / “Ne duam t’i mbajmë këtu bijtë dhe bijat tona, në atdheun tonë”

BDI mbrëmë promovoi Bujar Osmanin si kandidat për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Osmani, si baba tre fëmijëve, tha se është i shqetësuar për largimin e të rinjve nga vendi. Shtoi detyra e tij do të jetë që të sigurojë këtu në vendlindje një të ardhme më të mirë, duke punuar për shtetin e së drejtës e për institucione të fuqishme.

“Ne duam t’i mbajmë këtu bijtë dhe bijat tona, në atdheun tonë. Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë po largohen në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit, duke e varfëruar ndjeshëm potencialin ekonomik dhe intelektual të shtetit tonë, detyra jonë madhore sot është që këtë të ardhme të ua sigurojmë patjetër këtu në vendlindje, kjo nënkupton, luftë për shtetin e së drejtës, për institucione të fuqishme, kujdes për shëndetin e njeriut”, tha Bujar Osmani, kandidat për president.

Osmani tha se një nga arsyet se ai është futur në garë është që të parandalojë ndikim rus në vendin tonë. Shtoi se Rusia nuk është vend mik i Maqedonisë së Veriut.

“Rruga nuk është e lehtë, ardhmëria në vendin tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. Rusia nuk është miku ynë, një nga interesat strategjike ruse është që Ballkani të mbetet jashtë BE-së dhe NATO-s. Por ne rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti, ne jemi shumë të qartë, për ne dielli lind në Perëndim. SHBA, BE, NATO, këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, me që vëllezër dhe motra dikush te ne po harron kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë, dhe ne jemi këtu për të ia kujtuar me vepra gjithsecilit, se përcaktimi ynë është i pakthyeshëm, SHBA, BE NATO. Jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë”, shtoi Osmani.

Osmani gjithashtu tha se anija jonë kërkon një kapiten të stërvitur dhe se pikërisht ai është njeriu i duhur për këto rrethana. Ndryshe në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 24 prill, Osmani përballë do të ketë 6 kandidatë: Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Arben Taravari, Maksim Dimitrievski, Biljana Vankovska dhe Stevço Jakimovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu