Komuna e Tetovës sqaron se nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kryqit në Kodrën e Diellit

Dje në kishën e “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit është vendosur një kryq mbi 10 metra i lartë. Në opinion ka pasur reagime të shumta se pse është vendosur i njëjti.

Nga Komuna e Tetovës sot përmes një reagimi në FB thonë se inspektorët komunal kanë dalë në terren për të parë gjendjen dhe se komuna nuk ka dhënë leje.

”Komuna e Tetovës për të sqaruar opinionin publik nuk ka dhënë leje për ngritjen e kryqit në Kodrën e Diellit, duke shpallur se ai është vendosur pa lejen e duhur për ngritje. Inspektorët komunal kanë dalë në terren për të vërtetuar gjendjen faktike dhe për të kryer vlerësimin e situatës, sipas të cilave do të merren masat ligjore për të garantuar zbatimin e plotë të rregullave dhe procedurave. Pra, edhe një herë, Komuna e Tetovës edhe në këtë rast do të respektojë të gjitha procedurat ligjore, siç edhe ka vepruar çdo herë” – thonë nga Komuna e Tetovës. /KlanMacedonia/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu