Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejdi ka uruar Ditën e Mësuesit duke shprehur nderim të lartë për punën që e bëjnë, informon POPULLI.mk
“GËZUAR 7 MARSI – DITA E MËSUESIT
Me respekt e nderim të lartë kujtojmë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar që punuan me përkushtim dhe zell të madh në zhvillimin e arsimit dhe ngritjes së vetëdijes shoqërore mbarë kombëtare. Mësimdhënës të dashur, ne ju nderojmë për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, e do te jepni për mësimin e gjuhës shqipe, duke e cituar edhe thënien e madhe të Konfucit i cili thot “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”
Andaj unë sot ju dëshiroj shëndet dhe rrezatofshi vetëm dashuri, dije e mirësi e qofshi të nderuar nga mbarë shoqëria.”