Struga me më pak gjykatës, të vjetrit në pension, të rinj nuk ka

“Jo vetëm në Strugë, ka mungesë të gjyqtarëve në të gjitha qytetet. Kjo tashmë reflekton. Drejtësia është e vështirë të arrihet, njerëzit janë të shqetësuar, nuk mund ta dish rezultatin e veprimeve për të njëjtat arsye”, u shpreh Sasho Janev, avokat i Jildiz Veapovska

Strugë, 15 nëntor – Gjykata Themelore e Strugës, mbeti me vetëm katër gjyqtarë të angazhuar të përhershëm, nga 15 të parashikuar, së bashku me kryetarin e gjykatës. Ndërkohë, një gjyqtar është deleguar në Gjykatën Themelore të Ohrit, që ka mandat deri në shkurt 2024. Dy të tjerë nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, do të kenë mundësi të kufizuara për të vepruar në sferën penale dhe civile. Gjykata mbeti pa gjyqtar penal, kështu që nuk ka kush të veprojë për vepra më të rënda penale, me dënime mbi pesë vjet.

“Do të duhet të ndërhyhet qoftë me delegim, qoftë me zgjedhjen e një gjyqtari tjetër që ka përvojë pune më shumë se tre vjet, në mënyrë që të jetë në gjendje të veprojë për veprat penale ku parashikohet një dënim me burg më shumë se 5 vjet”, deklaroi Ifet Bajramoski – Kryetar i Gjykatës Themelore Strugë.

Për shkak të kësaj situate, disa nga lëndët janë vonuar për shkak se nuk ka kush t’i gjykojë, ose për shkak të daljes në pension të gjyqtarëve, disa prej tyre duhet të nisin përsëri nga fillimi. Ky është rasti me lehonën nga Dibra të cilës i është hequr mitra, vezorja dhe veshka pas prerjes cezariane

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu