Pendarovski: Rezultati i luftës në Ukrainë do të ndikojë në marrëdhëniet ndërkombëtare në të ardhmen

“Lufta në Ukrainë është kërcënimi më i madh i paqes dhe sigurisë evropiane, rezultati i së cilës do të ndikojë në rendin, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare vitet e ardhshme. Një luftë që do të tregojë nëse vitet e zhvillimit demokratik në Evropë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, janë harxhuar për realizimin e një ideje abstrakte apo, nga ana tjetër, demokracia është ende e qëndrueshme dhe mjaft e fortë për të treguar rezistencë ndaj regjimet retrograde dhe autoritare dhe sfidat që ato i krijojnë”, theksoi sot presidenti Stevo Pendarovski në konferencën “Ukraina – dy vjet heroizëm” të organizuar nga Ambasada e Ukrainës, në bashkëpunim me CIVIL – Qendra për Liri.

Pendarovski theksoi se kjo luftë do të tregojë nëse përdorimi i forcës do të bëhet parimi bazë që duhet të përcaktojë natyrën e marrëdhënieve ndërmjet shteteve në këtë shekull, apo çfarë është shkruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara se shtetet anëtare janë të barabarta me njëra-tjetrën mbetet në fuqi, pavarësisht nëse janë të vogla apo të mëdha.

“Triumfi eventual i këtij parimi retrograd, i dalë nga arkivat e shekujve të kaluar, do të ishte një recetë për destabilitet të përhershëm në botë dhe kthim në një të kaluar jo shumë të largët, kur lojërat gjeopolitike dhe interesat e të mëdhenjve ishin më të fortë se vullneti i lirë i popujve”, tha kreu i shtetit.

Për shkak të kësaj, theksoi Pendarovski, aksioni i gjithë botës demokratike është i madh dhe pasojat e luftës mbrojtëse që po zhvillon sot Ukraina i tejkalojnë kufijtë e saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu