Mexhiti mesazh Grubit: S’jemi derivat i Dik Martit dhe shtëpive të verdha!

Izeti Mexhiti sotne ka marrë pjesë në hapjen e selisë së LD-së në Kumanovë.
Nga ky manifestim ai ka drejtuar disa porosi në adresë të Artan Grubit.

“Sonte në Kumanovën e sakrificës së madhe kombëtare, po paralajmërojmë FITOREN E MADHE të shqiptarëve dhe koalicionit opozitar VLEN!

Ftoj çdo aktivist të sinqertë të BDI-së t’i bashkëngjitet Lëvizjes Demokratike sepse fryma e vërtetë e BDI është pikërisht në Lëvizjen tonë!

Ne nuk e mohojmë që kemi qenë pjesë dhe derivat i atij subjekti, por asnjëherë nuk kemi qenë derivat i Dick Martit, shtëpive të verdha, e rasteve të montuara, ku çdokund del i përzier Artan Grubi.

Ju ftoj që nga nesër masovikisht të dalim në orën 10 të mengjesit dhe me nënshkrimin tonë të legjitimojmë kandidaturën e kandidatit shqiptar për President, Dr. Arben Taravarit dhe të vendosim shenjën tonë në NDRYSHIMIN E MADH që po vjen me 8 Maj!

Ne kemi thënë që në fillim se do të dalim me kandidat shqiptar për President, ndërsa BDI doli me kandidat vetëm për të përçarë votën shqiptare. BDI nuk është ajo e vjetra që bashkonte shqiptarët, kjo BDI e kapur nga Artan Grubi vetëm përçan shqiptarët, prandaj edhe nuk e meriton votën shqiptare.

Vota shqiptare, e shumicës së dytë në vendin tonë do të shkojë për Arben Taravarin!

NDRYSHIMI PO VJEN!”, është shprehur Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu