Mijallkov dhe të tjerët shpallën të pafajshëm në rastin “Thesari”

Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Toni Jakimovski, të akuzuarit në rastin “Thesari”, sot janë shpallur të pafajshëm për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe. Për shkak të vjetërsimit absolut të procedurës është ndërprerë procedura kundër të akuzuarit Nebojsha Stajkoviq.

Sipas gjyqtares Imrane Selmani, e cila sot shpalli pafajësinë, të akuzuarit lirohen nga akuzat për shkak se prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej njohurive të arsyeshme se kanë kryer veprën për të cilën akuzohen.
Në seancën e sotme, gjyqtarja ka sqaruar se në procedurën e përsëritur, Prokuroria ka ndryshuar aktakuzën me të cilën të akuzuarit ndiqen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, por sipas një paragrafi tjetër, në vend që ta shfrytëzojnë pozitën zyrtare, tani përndjekjen për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Ky do të jetë aktgjykimi i dytë për këtë rast pasi Gjykata e Apelit në Shkup i pranoi ankesat e të akuzuarve dhe në vitin 2022 e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë i cili ishte sjellë në vitin 2021.
Me aktgjykimin fillestar, për shumë çështje nga “keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit” ishin dënuar ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me burg në kohëzgjatje prej tetë vjet, ndërsa shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujevski, i cili gjykohej në arrati, ishte dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 vjet. Ish ndihmësi i ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të Mijallkovit, u dënuan me burg nga 5 vjet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu