Grupet me mbështetje iraniane sulmojnë me raketa bazën amerikane në Siri

Grupet me mbështetje iraniane të pozicionuar kryen 3 sulme me raketa ndaj bazës në fushën e naftës Al-Omar ku forcat amerikane janë të pozicionuara në rajonin që ndodhet nën pushtimin e PKK/YPG-së

SHBA-ja ka dhënë përgjigje ndaj sulmit të kryer me raketa kundër bazës së saj nga grupet me mbështetje iraniane në pjesën perëndimore të lumit Eufrat në Siri, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet lokale, grupet me mbështetje iraniane të pozicionuar në qytezën Mayadin kryen të paktën 3 sulme me raketa ndaj bazës në fushën e naftës Al-Omar ku forcat amerikane janë të pozicionuara në rajonin që ndodhet nën pushtimin e PKK/YPG-së.

Forcat amerikane dhanë përgjigje ndaj sulmit me armë tokë-tokë ndaj pozicioneve të grupeve me mbështetje iraniane rreth 25 kilometra larg. Nga SHBA-ja ende nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin.

Bazat e ushtrisë së SHBA-së në Al-Hasakah dhe Deir Ez-Zor, që nga fillimi i vitit janë shënjestruar shpesh me raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë) me origjinë të panjohur.

Territoret në Deir Ez-Zor në lindje të lumit Eufrat janë nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG të mbështetur nga SHBA-ja ndërsa qendrat e qyteteve dhe rajonet tjera periferike nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupeve me mbështetje iraniane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu