Tetova nuk ka nevojë për falemnderime, por ka pasur dëshirë dhe absolutisht të nevojshme të ketë përfaqësimin e vetë dinjitoz, Arben! Kompleksi i inferioritetit ndaj Tetovës është shprehur në shumë situata. Kujtohem shpesh për zgjedhjet 2022 në Tetovë, kur na fituan si Aleancë për Shqiptarët – Lëvizja Besa dhe nënkryetari i partisë Arben Taravari. Atëherë në rrjedhojë përcillnim antifushatën dhe dyshimet e mija, të disa hakikat-bashkëpunëtorëve, të disa bashkëpunëtorëve të anës sonë të informimit shtetëror, treguan për kompromentimin e disa shtabeve, keqinformimin e anëtarëve, pezullimin e disa pozicioneve partiake nga ana e nënkryetarit etj. Heshtëm q për të mos u lënduar procesi politik. Dyshimet u shndërruan në fakte. Nuk i plasuam sepse z. Ziadin Sela na kishte kërkuar me çdo kusht të anashkalojmë çdo situatë, e cila do t’ia humbte unifikimin partiak shëmbëlltyrës së Arbenit tashmë kryetar. Këto pika të betejave dhe mikro-betejave zhvilloheshin për vetë faktin se ky kryetari nuk e përtypi dot që një tetovar të ketë pëfaqësim dinjitoz në parti si Sekretar Gjeneral (pozitë kjo e dyta pas kryetarit nga hierakia politike). Ky në të njëjtën kohë, piketoi individ të vyjshëm e të drejtë, sinqerisht jo të dobijshëm për Arbenin- të shlyhen nga partia pavarësisht mundit që e kishin dhënë ndër vite. Presioni “nuk i paliti”. Ziadini nuk u pajtua të heq anëtarët themelues dhe bashkëpunëtorët e disa viteve në Aleancë. Pas kësaj etape, filloi trushpërlarja e tij me sistemin që në opinion thoshte sikur Ziadini nuk do përfaqësim të tetovarëve në hierarkinë partiake dhe qeveritare, por pastaj u vërtetua e kundërta që vazhdon deri më sot.
Të dashur tetovar, përpara se Taravari t’ju thotë falemnderit pyeteni PSE? në momentin e parë që u bë kryetar partie e la Tetovën të papërfaqësuar në nivel partiak (Kryesi e Ngushtë) dhe në nivel qeveritar (Ministra), nga të cilat mos harrojmë se nga tre ministra dy ishin të Gostivarit. Sot me dezertimin e Arbenit nga partia, jo vetëm që përfitojmë në aspektin e pastrimit të individit dhelpërak dhe tejet të kompleksuar, por edhe nga aspekti i përfaqësimit kemi nga 5së anëtar të kabinetit qeveritar, dy janë nga zemra e vendit që prodhoi lëvizjet më të mëdha historike politike në vend!