Zgjidhet problemi në Çashkë: Prej nesër vazhdon mësimi i rregullt për të gjithë nxënësit!

Nxënësit e Shkollës Fillore “Todor Janev” në Çashkë, prej nesër i kthehen procesit mësimor. Nën patronazhin e Kryeministrit Talat Xhaferi, në koordinim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe me pjesëmarrjen e deputetëve të të gjitha partive politike, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe palëve të interesuara, ju njoftojmë se është gjetur një zgjidhje për të vazhduar procesin arsimor në këtë shkollë për të gjithë nxënësit, edhe atë në gjuhën e tyre amtare.
Mësimi për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle do të zhvillohet përkohësisht në objektin ekzistues, gjegjësisht deri në fund të vitit shkollor dhe sipas programeve të përshtatura për të përvetësuar materialin që është lëshuar për shkak të mos mbajtjes së orëve në periudhën e kaluar.
Zgjidhja e këtij problem të madh, që në formë të marrëveshjes është nënshkruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, kryetari i Komunës së Çashkës dhe drejtorit të shkollës, parashikon rikthimin e kompetencave të kryetarit të komunës në menaxhimin e shkollës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe ndërtimin e objektit të ri shkollor, si zgjidhje e përhershme e sfidës që vuri në pikëpyetje arsimimin e nxënësve të kësaj komune në gjuhën amtare.
Ndërtimi i objektit do të jetë përgjegjësi e përbashkët e Ministrisë dhe Komunës. Çashka do të nisë një iniciativë për themelimin e një subjekti të ri juridik, do të sigurojë lokacionin dhe dokumentacionin e plotë urbanistik dhe të planit, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të sigurojë mjete financiare dhe do e realizojë projektin e infrastrukturës. Shkolla e re duhet të ndërtohet deri në fund të vitit aktual kalendarik./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu