Shkup, 24 prill – Bekim Tateshi nga ASH-Sela, përmes një postimi ka ngitur lartë figurën e liderit Ziadin Sela duke e quajtur atë si një lider që nuk është më vetëm një politikan në opozitë, por një zë i konsistencës, një udhërrëfyes i pakompromis dhe një simbol i vizionit të qartë, shkruan Top24.
Idenë tonë politike, që nga fillimi, shumë e injoruan. Na shanë, na përqeshën, na sulmuan. E quanin të paarritshme, të parëndësishme, madje edhe të rrezikshme. Por ne nuk u ndalëm. Sepse besonim. Sepse ishim të bindur që idealet nuk ndërtohen mbi kompromise të shpejta, por mbi guximin për të qenë ndryshe.
Sot, pas një viti me sfida e përbuzje, figura e Ziadin Selës përjetohet ndryshe. Nuk është më vetëm një politikan në opozitë, por një zë i konsistencës, një udhërrëfyes i pakompromis dhe një simbol i vizionit të qartë. Vizionarët, zakonisht, njihen me vonesë. Por kur njihet e vërteta e tyre, ajo ndriçon më fort se çdo propagandë.