VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh që vetëm për skrap mund të shitet.
Premtime e vredistëve për ndryshim nuk sollën ndryshimin, pasi “”traktori”i tyre i prishur rrangallë, nuk lëvron dot një parcelë e lëre më tokat e shqiptarëve në mbarë vendin.
Paralajmërimi që ata bënë për shkrirje të VREDI-t në një subjekt politik e gatshme t’i sfidoj integristët dhe aleancistët e dy grupimeve madje të dalin fitues në komuna siç është Struga dhe Kërçova, janë vetëm vetkënaqësi e tepëruar!
Të tria subjektet bashkë nuk e kanë mbështetjen e plotë të votës shqiptare ashtu siç thanë pas përfundimit të zgjedhjevë parlamentare të vitit të kaluar, kur u krenuan se i kemi votat të pastra shqiptare, por se e vërteta është se ata mblodhën edhe vota të komitëve por edhe të arixhinjëve dhe arixheshave të Shutkës e gjetiu.
Në realitet, vredistët nuk këllqe të dalin fitues në zgjedhjet lokale përballë dy aleancave dhe integristëve të Ali Ahmetit, jo për faktin se me bashkimin e tyre do bëjnë “hatanë”, por ata të gjithë së bashku nuk i ‘mbushin” dot mendjen shqiptarëve se po sjellin ndryshimin, pasi 9 muaj në pushtet i kanë telendisur shqiptarët si mos më keq.
Ndaj, VREDI sido që të krenohet për 9 muaj u vetdëshmua se nuk çanë dot përpara, por hyri në qeveri si vasale e bindur ndaj despotit Micko, ku sot është degraduar si një traktor i prishur që nuk vlen më për shqiptarët vetëm për skrap në varrezat e makinave të skaduara!
Medai Shaholli